Greta Thunberg me postim ironik për Trumpin: “Duket si një plak i lumtur” – Alsat

Ndërsa Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe përshëndeti mbështetësit e tij për herë të fundit president i SHBA-ve, aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg nuk e humbi shansin për të bërë një koment në rrjetet e saj sociale.

Teksa ka shpërndarë foton e tij, Greta e cila nuk renditet tek njerëzit e preferuar të Donald Trump shkroi: “Ai duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme. Kaq bukur për tu parë!”

Nëse po përpiqeni të kuptoni se çfarë ka dashur të thotë autorja me këtë, na lejoni t’ju iluminojmë.

Trump ironizoi fjalimin e Thunberg për klimën në vitin 2019, në të cilin ajo denoncoi me zemërim liderët botërorë për dështimin për të trajtuar ndryshimet klimatike, duke iu kërkuar llogari: “Si guxoni?”

Asokohe President i SHBA, Trump tha: “Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që e pret një e ardhme e ndritur dhe e mrekullueshme. Kaq bukur për tu parë!” Kjo ishte pikërisht ajo që Trump kishte postuar në Twitter pas fjalimit të Gretës.

Prej atëherë e deri tani, të dy shpesh janë gjetur të përfshirë në debate të ndryshme në Twitter. Greta ia ka kthyer me të njëjtën monedhë Trump çdo gjë që ai i kishte thënë. Për shembull, ajo gjeti një mënyrë për t’ia kthyer këshillat që Trump i dha për tu “qetësuar”, duke i thënë atij të qetësohej gjatë numërimit të votave të zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2020.

Gjatë zgjedhjeve, aktivistja tregoi mbështetjen e hapur për demokratin Joe Biden, duke u bërë thirrje votuesve që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA. 17-vjeçarja suedeze shkroi në Twitter se ajo nuk merret me politika të tilla, por shtoi se zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë mbi dhe përtej gjithë kësaj.

The post Greta Thunberg me postim ironik për Trumpin: “Duket si një plak i lumtur” appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button