Grushta në Parlamentin çek, deputetët nuk mbanin maska – Alsat

Në Parlamentin e Republikës Çeke disa deputetë gjatë seancës u paraqitën pa maskë mbrojtëse, pas çka pësoi përleshje fizike, tansmeton Alsat. Parlamenti çek po debatonte për mbështetjen e masave emergjente për shkak të pandemisë së koronavirusit, por deputetët e pavarur Lubomori Volni dhe Marjan Bojko morën pjesë në seancë pa maska mbrojtëse.

Pasi Bojko foli, kryesuesi i seancës, Tomasz Hansel i tha deputetit se duhet të kishte turp dhe i kërkoi të vinte një maskë në fytyrën e tij, pastaj fjalën e mori Volni. Gjatë fjalës së tij, deputeti i pavarur e quajti partinë e Hansel një “parti të korruptuar”, ndërsa kreu i Parlamentit, pasi e paralajmëroi një herë, fiki mikrofonin për deputetin për shkak të fjalimit fyes. Pas kësaj, Volni shkoi në karrigen e kreut të Kuvendit me synimin për t’iu drejtuar deputetëve përmes mikrofonit të tij, fillimisht lëvizja u kthye në një shtytje, ndërsa pastaj në një konfrontim të hapur fizik midis Volit dhe deputetëve të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=RScOpM1w_N4&feature=emb_title

The post Grushta në Parlamentin çek, deputetët nuk mbanin maska appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button