Haradinaj i uron fitoren Lëvizjes Vetëvendosje – Alsat

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar Lëvizjes Vetëvendosje fitoren në zgjedhjet e Kosovës.

Haradinaj është ldieri i parë që flet për median pas mbylljes së procesit të votimit dhe shprehet se me trendin e deri tanishëm, Aleanca ka marrë 10% të votave, duke qenë brenda pritshmërive së partisë së tij.

“Më lejoni të uroj Kosovën për zgjedhjet shumë të mira që janë mbajtur sot, të falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në organizmin e zgjedhjeve, të gjithë mekanizmat si nacional, si komunal, KQZ, komisionerët dhe vëzhguesit. Po ashtu dhe qytetarët për një pjesëmarrje të respektueshme edhe pse në kushte të veshtira atmosferike.

Ajo që dimë deri më tani, përpos exit polleve, në pjesën e parë të numërimit hetohet një trend i votës drejt Vetëvendosjes. Konstatohet një fitore e Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjitha partive, pra edhe Vetëvendosjes fitoren, por edhe partive të tjera. Ajo që shohim me Aleancën, me 10% të votave të fituara nga KQZ, përputhet edhe me parashikimet tona.

Mirëpo, e dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në dorë të komisionerëve dhe vëzhguesve që të ruhet vota dhe të përmbyllet ky proces në mënyrën e duhur. Njëkohësisht ajo që e pret Kosovën, është të mos humbë kohë edhe të krijojë institucionet.”, u shpreh Haradinaj.

The post Haradinaj i uron fitoren Lëvizjes Vetëvendosje appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button