Hoti deklaron se si do të shfrytëzohet Ujmani

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth marrëveshjes ekonomike që është nënëshkruar në Uashington, duke i vendosur theks të veçantë pikës për Liqenin e Ujmanit, pikë kjo që ngjalli reagime të shumta në publik, njofton Insajderi.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ky liqen do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova ashtu siç ka ndodhur gjithmonë.

“Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova siç ka ndodhur gjithmonë”, ka thënë ai në Kanal 10.

“Një ekip nga SHBA vetëm do të vijë të kryejë fizibilitetin. Nuk i kuptoj këta që po bëjnë kauzë politike me këtë punë. Të gjejnë kauzë tjera. Ju kujtohet demarkacioni. E kishin djegur Kosovën të tërën ndërsa shikoni tani”.

“Duhet të dini se një pjesë e Liqenit është ne pjesën e Serbisë. Edhe pse është artificial ai është ndërtuar në një shtet tjetër”, shtoi tutje ai.

LEXO EDHE:

Back to top button