Hoti: Pas 2-3 javësh mund të kthehen masat ekstreme kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas takimit që ka pasur me Inspektorët, AUV-in, dhe drejtorin e policisë për gjendjen e fundit të COVID-19 në vendin tonë.

Hoti ka paralajmëruar se brenda 2-3 javësh mund të ketë rikthim të masave ekstreme, për shkak se parashikimet e ecurisë së situatës epidemiologjike tregojnë përkeqësim të numrave, shkruan lajmi.net.

“Prezenca jonë këtu është shenjë e informatave që ne marrim që rreziku është real që prej 2-3 javë gjendja mund të jetë si në shtetet e BE-së apo dhe ne të detyrohemi që të marrim masa që janë më ekstreme. Prandaj jemi mobilizu sot që të jemi  gjithku në zbatim të masave. Për aq sa unë mund të them, me respektimin strikt të masave mund ta mbajmë këtë zgjedhje. Është edhe në interes të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Hoti në këtë konferencë ka folur edhe për mos-zbatueshmërinë e masave në nivelin e kënaqshëm.

“Me shqetësim e pranova informatën që ka plot raste që evidentohen në barnatore ku shërbehet pa maskë. Kjo është sigurisht është e patolerueshme, dhe nuk mund të lejohet që për shkak të papërgjegjësisë të një personi apo biznesi, ne të ndërmarrin masa shtrënguese. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të shkojmë kah situata ku na duhet të ndërmarrim masa shtrënguese”, tha ai.

Kryeministri shtoi se do të ketë kontrolle shumë më të rrepta të inspektoratit dhe policisë.

“Ne do të bëjmë grupe punuese të inspektorateve në dy ndërrime dhe në mbështetje të policisë do të jenë në mbikëqyrje të zbatimit të masave në çdo biznes apo lokal. Shkollat janë bërë shembull për të mirë, sepse po mirëmbahen këto masa për shkak të angazhimit të shtuar. Ne duhet të mësohemi që t’i mësojmë qytetarët që të jetojnë me këtë pandemi edhe për një kohë që mos ta kthejmë izolimin sepse do të jetë e papërballueshm”, tha Hoti

LEXO EDHE:

Back to top button