Imazhi i Bernie Sanders tani edhe në ambalazhin e një birre – Alsat

Një birrari ka vendosur që të hedhë në treg një lloj të veçantë të birrës për ta nderuar senatorin Bernie Sanders, i cili u bë i famshëm me pozicionin që kishte marrë gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden.

Ata që e përdorin alkoolin tani mund ta blejnë birrën e quajtur “Bernie’s Smitten Mittens”, që prodhohet në Vermont. Sidoqoftë, këtë mundësi e kanë vetëm për Ditën e të Dashuruarve, që është të dielën.

Vëmendje të veçantë më 20 janar, ditën e inaugurimit të presidentit të ri, morën dorezat e senatorit Sanders, të cilat ia kishte punuar Jen Ellis, që jep mësim më shkollën Essex Westford.

Senatori i kishte marrë dorezat si dhuratë para gati tre vjetëve, shkruan Daily Mail.

Një pjesë e të hollave që do të grumbullohen nga shitja e kësaj birre do t’i dhurohen një qendre lokale për shpërndarjen e ushqimit.

Ndryshe, fotografia e Sandersit i ka nxitur shumë njerëz që të bëjnë montazhe të ndryshme, duke e vendosur atë në situata nga më të çuditshmet dhe qesharaket.

The post Imazhi i Bernie Sanders tani edhe në ambalazhin e një birre appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button