Interi merr kreun në Serie A, mund Lazion – Alsat

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Lazios me rezultat 3-1, duke marë kështu edhe kreun e renditjes në Serie A. Romelu Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë për të zhbllokuar rezultatin (22′) dhe i njëjti dyfishoi shifrat duke përfituar nga një gabim qesharak në mbrojtjen e Lazios (45′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

 

Mysafirët ngushtuan epërsinë përmes golit të Eskalantes (61′), por dëshira për përmbysje zgjati vetëm tre minuta me Martinezin që realizoi golin e tretë për Interin (64′). Pesë minuta më pas, u inkuadrua në lojë Vedat Muriqi, që bëri disa goditje të mira, sidomos një me kokë, por portieri kundërshtar ishte në vendin e duhur.

Me këtë fitore, Interi merr kreun e Seria A me 50 pikë, derisa Lazio renditët në pozitën e shtatë me 40 pikë.

The post Interi merr kreun në Serie A, mund Lazion appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button