Ish trajneri i Juventusit jep përparësi Interit për titullin – Alsat

Marçelo Lipi, ka folur për situatën e Serisë A, pas eliminimit të Interit nga Juventusi. Sipas 72-vjeçarit, skualifimi nga Kupa e Italisë dhe mosluajta e Interit në kompeticionet europiane, i jep kësaj skuadre një avantazh krahasuar me kundërshtarët e saj në garën për titullin kampion në Serie A.

 

“Ka shumë kohë deri në fund të kampionatit dhe shumë gjëra duhet të merren parasysh. Duke filluar me angazhimet. Disa skuadra janë të fokusuara në Kupën e Italisë, disa në Ligën e Kampionëve dhe disa në Ligën Europa. Ndërsa Interi luan vetëm në Seria A dhe ka një avantazh krahasuar me skuadrat e tjera. Lojtarët luajnë vetëm njëherë në javë dhe janë më të fokusuar për të fituar skudeton.”- u shpreh Lipi.

Aktualisht Interi ndodhet vetëm 2 pikë më pak se Milani, por por tregon një vijueshmëri të mirë në kampionat. Pas 2 javësh do të jetë derbi Milan-Inter, e cila do të tregojë se cila skuadër e kërkon më shumë fitimin e Serisë A.

The post Ish trajneri i Juventusit jep përparësi Interit për titullin appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button