Ja si e presin Zëri dhe Gjiko mami Elitën kur vonohet – Alsat

Në shkurt të vitit 2019, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bekuan me fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilin e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Zëri.

Zëri është një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it, i cili tashmë ka edhe një llogari personale në Instagram.

I vogli i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tiparet e tij të errëta, ndërsa shpesh është diskutuar në media edhe me cilin nga prindërit ngjan më shumë.

Dje, me foton e fundit të publikuar në InstaStory, moderatorja i vendosi kapakun të gjitha dyshimeve, duke vërtetuar se Zëri është kopja e saj. Dyshja ka nisur të ndajë foto të të voglit tashmë në llogarinë e tij, ndërsa fotoja e fundit e publikuar në profilin e Zërit na shkriu së qeshuri.

Mesa duket, Elita vonohet gjithmonë për t’u bërë gati dhe i lë në pritje dy djemtë e shtëpisë, të cilët janë “mërzitur” na vonesa e saj.

Gjiko dhe Zëri kanë pozuar “të zemëruar” në makinë, ndërsa krahas fotos shkruhet:

“Nana gjithmone vonohet 😑”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zëri Gjikolli (@zerigjikolli)

Së shpejti, Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë. I vogli i tyre, Zëri, do të bëhet shumë shpejt me një motër.

Andaj, ajo ka marrë një pushim nga televizioni. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.

Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.

Deri atëherë lë të mjaftohemi me intervistat që ajo jep dhe postimet në rrjetet sociale.

The post Ja si e presin Zëri dhe Gjiko mami Elitën kur vonohet appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button