Joe Biden do ta marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit – Alsat

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden do të marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit ditën e sotme, njoftoi zyra e tij. Tre javë më parë, mori dozën e parë teksa ishte në transmetim ‘live’ me qëllimin që ti jepte besim popullit për vaksinën.

78-vjeçari u tha amerikanëve se “nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, kur bëri vaksinën e Pfizer në spitalin Christiana në Newark, Delware më 21 Dhjetor. Ekipi i tij tha se doza e dytë do të bëhet sërish në praninë e mediave, por nuk zbuluan detaje të tjera.

Deri tani, kanë ndërruar jetë 374 mijë persona nga koronavirusi në Amerikë dhe Biden kritikoi administratën e Trump për mënyrën e shpërndarjes së vaksinave. Rreth 6.7 milionë amerikanë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri në fund të vitit 2020.

Qeveria e Biden ka njoftuar se do të shpërndajë të gjitha dozat e vaksinës Covid-19 që janë në dispozicion dhe nuk do të kursehet aspak. Ata kanë synim që të përmbushin afatet dhe të fillojnë të bëjnë dozat e dyta të vaksinave.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i cili do të marrë detyrën në 20 janar, beson se qeveria e tij nuk duhet të frenojë furnizimin e vaksinave, por të vijojë punën që të shpërndahen sa më shumë tek amerikanët.

The post Joe Biden do ta marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button