Karlos Sainz, triumfon në etapën e 6-të – Alsat

Karlos Sainz është fitues i etapës së 6-të të relit “Dakar”, e cila aktualisht po zhvillohet në Arabinë Saudite. Pistën prej Al Kaisumah e deri në Han ILL, në gjatësi prej 618 km, piloti spanjoll e përshkoi për 3 orë e 38 minuta. Në vendin e dytë me vonesë prej 4 minutave erdhi piloti vendas Xhazid Al Raxh, ndërsa vendi I tretë i takoi pilotit nga Katari, Al Atijah.

Në renditjen e përgjithshme nuk ka ndryshime, Peterhansell është para Al Atijahut, ndërsa Sainz ka zvogëluar disavantazhin me kreun.

Ndërkohë nw konkurencën e motoçikletave, fitorja i takoi Zhoan Bortit, që la pas Braçin dhe Sandersin, ndërsa në renditjen e përgjithshme ende në vendin e parë është Tobi Prajs.

The post Karlos Sainz, triumfon në etapën e 6-të appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button