Katër viktima dhe 389 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar – Alsat

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2445 teste të kryera janë regjistruar 389 raste të reja me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 998 pacientë. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 4 persona. Viktimat janë nga Kumanova, Kavadari, Probishtipi, nga mosha 73 deri në moshën 87 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 95,736 rate, prej të cilëve 86,844 janë shëruar, kurse 2959 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 5.933 raste aktive.

The post Katër viktima dhe 389 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button