fbpx
Home KOSOVË Kërcënim për sulm me thikë, Policia po i siguron spitalet nëpër Kosovë

Kërcënim për sulm me thikë, Policia po i siguron spitalet nëpër Kosovë

by NESHESH
0 comment

Që nga mëngjesi, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë ndaluar automjetet që hyjnë në zonën ku ndodhet Qendra Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe po i kontrollojnë të gjitha veturat, pas një informacioni se një sulm do të kryhej në një nga spitalet në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.

“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, tha Hoti.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Hotin, i cili nuk ka qenë i qassshëm. Nga Policia e Kosovës në Prishtinë nuk kanë dhënë ende ndonjë konfirmim për këtë.

You may also like