Kështu mbrohen kinezët nga koronavirusi, kur shkojnë në tualet

 

 

Nëse nuk e ulni kapakun e tualetit, mund të thithni grimcat e aerosolit, duke hapur rrugën për infeksion të mundshëm, përfshirë coronavirusin, thonë shkencëtarët kinezë.

Ata llogaritën që pas ‘lëshimit të ujit’ në guaskë, krijohet një efekt aerosol dhe pikat e imëta shpërndahen deri në një lartësi 91 centimetra nga toka, që do të thotë se ata mund të arrijnë sistemin e frymëmarrjes, shkruan BBC.

Duke ulur kapakun, përhapja e baktereve dhe viruseve nga aerosoli që rezulton do të shmanget, thonë shkencëtarët nga Universiteti Yangzhou.

Coronavirusi përhapet nga pikat, kollitja dhe teshtitja nëpër ajër ose përmes objekteve të kontaminuara me virusin.

Gjurmët e virusit janë gjetur edhe në feces te personat e infektuar, megjithëse ende nuk dihet nëse sëmundja transmetohet në këtë mënyrë.

Shkencëtarët nga e gjithë bota po testojnë sistemet e ujërave të zeza për të përcaktuar sesi disa pacientë janë infektuar me coronavirus.

Nuk duhet të harrohet se viruset dhe bakteret e tjerë mund të përhapen gjithashtu nga mirëmbajtja e dobët e higjienës së guaskës së tualetit.

Ji-Xiang Wang dhe kolegët e tij në Universitetin Yangzhou sqaruan se, gjatë lëshimit të ujit në guaskë, godet muret e saj, duke krijuar një lëvizje vorbull dhe pika shumë të vogla mund të notojnë në ajër për më shumë se një minutë.

Bryan Bzdek nga Qendra për Hulumtime Aerosol në Universitetin e Bristol, thotë se nuk ka prova të qarta që coronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë, por e konsideron të arsyeshëm të merren masa paraprake.

Autorët e studimit sugjerojnë që, kurdo që të jetë e mundur, të mbyllet kapaku i guaskës, që rregullisht ta ruajmë higjienën e saj, dhe që të lani duart pas përdorimit të tualetit.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button