Kina pas 5 muajsh regjistron mbi 100 raste ditore me COVID-19 – Alsat

Në Kinë sot janë regjistruar mbi 100 raste të reja me COVID-19, gjë që ndodh për herë të parë në të paktën pesë muajt e fundit.  Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë përmes një deklarate njoftoi se 103 raste të reja të COVID-19 u raportuan në 24 orët e fundit, prej të cilave 82 ishin në provincën Hebei që ndodhet në Kinën veriore.

Ekipe mjekësore nga provincat e tjera u nisën për në Hebei për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor atje dhe për të ndaluar përhapjen e virusit i cili u raportua për herë të parë në qytetin e Wuhan në dhjetor 2019 dhe që atëherë është përhapur në të gjithë botën. Qytetet Shijiazhuang dhe Xingtai në Hebei kanë raportuar përhapje të COVID-19 në dy javët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve rritet.

Autoritetet lokale kanë zbatuar bllokim për të luftuar virusin. Trafiku drejt zonave të prekura është kufizuar, ndërsa hekurudhat lokale kanë pezulluar linjat.

Në veri të provincës Hebei, kryeqyteti Pekin gjithashtu ka forcuar masat për të bllokuar përhapjen e virusit, duke përfshirë një mbyllje të autostradës. Kina ka raportuar 87.536 raste të COVID-19, përfshirë 4.634 raste të vdekjeve.

The post Kina pas 5 muajsh regjistron mbi 100 raste ditore me COVID-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button