fbpx
Home KOSOVË Konjufca: Përmbyllja e formimit të institucioneve të reja do të pasohet me zgjedhjen e presidentes

Konjufca: Përmbyllja e formimit të institucioneve të reja do të pasohet me zgjedhjen e presidentes

by NESHESH
0 comment

Ushtruesi i detyrës së presidentit, njëherësh kryeparlamentari, Glauk Konjufca priti sot në takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Shefi i OSBE-së ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën më tej në procesin e demokratizimit. Davnport, njëkohësisht ka përgëzuar Konjufcën për standardin të cilin e ka vendosur Kosova me rregullsinë e procesit të fundit zgjedhor, duke inkurajuar reformimin e sistemit zgjedhor.

“Ndërsa, ushtruesi i detyrës së presidentit Konjufca, duke e falënderuar OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme, ka theksuar rëndësinë e konstituimit të institucioneve të reja sa më parë”, njofton Zyra e informacionit e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca potencoi se përmbyllja me sukses e këtij procesi do të jetë kur konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, do të pasohet edhe me zgjedhjen e presidentes së vendit, duke aluduar kështu në Vjosa Osmanin.

Ndryshe, Vjosa Osmani nga Lista Guxo, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, para zgjedhjeve të 14 shkurtit, kanë shpallur kandidaturën për postin e shefit të ri të vendit.

You may also like