Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët turistike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi është takuar sot me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit nga Shqipëria, Blendi Klosi, me të cilin ka biseduar për turizmin e dy shteteve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Dy ministrat janë dakorduar që të krijojnë një platformë të përbashkët, mbi pikat turistike në dyja shtetet shqiptare.

Ministri Krasniqi theksoi se në fillim të korrikut do të bëhet hapja e sezonit verorë në Shqipëri, kurse në fund të tetorit hapja e turizmit dimërorë në Kosovë.

“Të dyja palët u dakorduam që të krijojmë një platformë të përbashkët për pikat turistike, ët të dyja vendeve. Ne jemi shumë mirënjohës shtetit shqiptar që vazhdimisht ka qenë pikë kryesore e vizitorëve për qytetarët e Kosovës, të cilët janë mirëpritur çdo herë. Vet fakti që ne jemi një komb, kemi shumë kultura të përbashkëta, shumë tradita të përbashkëta, andaj, edhe të gjitha pikat turistike të të dyja vendeve sigurisht që kanë një histori në vete, histori e cila bashkon të dyja vendet”, theksoi Veseli.

Ndërsa, ministri i Turizmit dhe Mjedisit nga Shqipëria, Blendi Klosi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Kosovën në ofertë të përbashkët turistike. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të jenë turistët më besnik që Shqipëria ka pasur.

“Si një degë e re e ekonomisë në dy vendeve tona dhe si promotor i ekonomisë së shqiptarisë. Deti shqiptarë, është deti i gjithë shqiptarisë. Alpet janë të përbashkëta, bukuritë e trashëgimia jonë natyrore e kulturore është e përbashkët dhe si e tillë do të jetë një ofertë e përbashkët turistike edhe në kohën problematike të pandemisë”, theksoi Klosi.

Derisa Klosi shtoi se çmimet në këtë sezon do të jenë me të ulëta dhe garantoj se rregullat për parandalimin e Covid-19, do të zbatohen me rigorozitet.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button