Kosova e shpalli Hezbollahun organizatë terroriste

Kosova është rreshtuar në krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madh, Gjermaninë dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian të cilët e kanë shpallur Hezbollahun si organizatë terroriste.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, u tha se ky vendim merret me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive në aleancat ndërkombëtare të luftimit të grupeve terroriste, ka miratuar vendimin që Organizatën Globale Terroriste ‘Hezbollah’ krahun e saj politik dhe ushtarak, ta shpallë organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Vendimi obligon organet përgjegjëse të sigurisë në Republikën e Kosovës që në pajtim me praktikat ndërkombëtare të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e tij.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button