KOSOVA NJIHET ZYRTARISHT NGA GJIGANTI APPLE

Kosova nga sot shtohet në të gjitha platformat e kompanisë Apple, përfshirë Apple Store, Apple Music dhe iCloud

Lajmin e ka bërë të ditur kompania Apple përmes një komunikate për shtyp të martën.

Njoftimin e Apple e ka komentuar edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka deklaruar se njohja e Kosovës nga platforma Apple është arritur pas angazhimit të Betim Devës, një kosovari i cili punon në Apple prej shumë vitesh.Ish-ministri Lluka ka thënë se Betim Deva gjithashtu ka shtuar në sistemin operativ iOS dhe tashmë në iPadOS tastierën në gjuhën shqipe, e cila “e bën shumë më të lehtë të shkruarit në gjuhën tonë”. /Insajderi.com

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button