Kovid 19 Shqipëri/ 11 të vdekur, 597 raste të reja

Shifrat e infektimeve nga Covid 19 në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 2501 testime dhe janë shënuar 597 raste të reja.

“Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër”, njofton ministria.

Fatkeqësisht edhe numri i viktimave vijon të jetë në rritje. Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 viktima: një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,
një 56 vjeçare nga Dibra,  një 65 vjeçar nga Lushnja,  një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.  Ndërkohë, një ditë më parë 7 persona humbën jetën.

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 597
Të shëruar ne 24 orë 122
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,501

Testime totale 155,650
Raste pozitive 27,830
Raste të shëruara 12,889
Raste Aktive 14,318
Humbje jete 623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6891
Durrës 1218
Fier 1076
Korçë 892
Shkodër 852
Elbasan 771
Vlorë 641
Lezhë 638
Berat 438
Gjirokastër 416
Kukës 339
Dibër 146

LEXO EDHE:

Back to top button