Kovid 19 Shqipëri/ 5 viktima, rritet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 182 raste të reja.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë,

19 në Shkodër,

12 në Korçë,

9 në Lushnje,

nga 7 raste në Fier, Berat,

nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,

nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,

nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,

nga 3 raste në Sarandë, Dibër,

nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,

nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)

Raste të reja ditore ​​182

Të shëruar ne 24 orë​​90

Humbje jete në 24 orë​​5

Testime ditore​​​1055

 

Testime totale ​​100,953

Raste pozitive ​​15752

Raste të shëruara ​9675

Raste Aktive ​​ 5648

Humbje jete ​​    429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë​ 2869

Durrës      590

Shkodër   426

Korçë  ​304

Fier ​         284

Lezhë        276

Elbasan       238

Vlorë ​203

Kukës        159

Berat ​ 153

Dibër​ 80

Gjirokastër  66

LEXO EDHE:

Back to top button