Kroacia heq karatinën 14 ditore për kosovarët 50 minuta më parë

Kroacia e ka hequr masën e izolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.

Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button