Kryhen 16 analiza, s’ka sot raste me koronavirus në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë testuar 16 mostra të dyshuara për virusin Covid-19 dhe të gjitha kanë dalë negative

Në njoftimin e IKShP-së bëhet e ditur se nga data 8 shkurt e deri më 19 mars, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshuara për koronavirus, dhe prej tyre 20 kanë dalë pozitive.

“Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 16 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative. Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive”, thekson njoftimi.

Po ashtu, IKShP bën të ditur se në qendrën e thirrjeve janë pranuar deri më tani 2 mijë e 597 thirrje, ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit, janë pranuar 533 thirrje.