Kthehet karantina nëse shënohen mbi 200 raste me Kovid në ditë

Shqipëria do të vendosë rikthimin e karantinës vetëm nëse shifrat e të prekurve kapërcejnë shifrën 200 për një periudhë 10 ditore.

Në një prononcim për gazetën “Shqip”, epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh se nisur nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu. Ndonëse rajoni dhe vendet fqinjë, si Greqia e Italia po mendojnë një rikthim në karantinë, Shqipëria duket se nuk ka asnjë vendimmarrje të tillë megjithëse numri ditor i të prekurve po mbetet pothuajse i njëjtë mbi 130 raste dhe 3-4 viktima në ditë.

Ulqinaku thotë se fluksi i shtrimeve në të dy spitalet covid ka rënë dhe kjo ka shtyrë hapjen e planifikuar të dy spitaleve të reja 3 dhe 4.

I pyetur nga “Shqip”, epidemiologu Dritan Ulqinaku thotë se shifra 200 raste pozitive në ditë përgjatë ë një periudhe 10 ditore është e vështirë për tu arritur ndaj karantina ende shihet larg mundësisë për tu vendosur.

“Ajo çka duhet të bëjmë është shtojmë vëmendjen për tu kujdesur për veten, higjiena personale, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike”, tha Ulqinaku.

Sa i takon situatës së krijuar në shkolla ku në dy javët e para janë evidentuar dhjetëra raste pozitive, Ulqinaku tha se mësuesit sikurse të gjithë të tjerët që punojnë në profesione të ndryshme, duhet të kenë kujdes dhe të ruhen nga koronavirusi me qëllim që të mbrojnë veten, nxënësit e familjarët e tyre.

Frika e infektimeve me COVID në avion, linjat ajrore gjejnë zgjidhjen, teste që japin rezultate në pak minuta.

Shpërthimi i COVID/ Situatë shqetësuese në spitale, Shqipëria merr 30 respiratorë borxh
Covid-19/ Çfarë ndodh pas testit pozitiv dhe kur do ta kemi vaksinën?

(Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.)

LEXO EDHE:

Back to top button