Kuman thur elozhe për mesfushorin holandez – Alsat

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, foli pas ndeshjes së fituar ndaj Elçes mes rezultatin 2-0. Ai u shpreh i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij dhe falenderoi lojtarët e skuadrës.

Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot. Po kalojmë një periudhë të veçantë me shumë ndeshje dhe po luajmë çdo tre ditë. Elche pati një javë në dispozicion për të përgatitur sfidën ndaj nesh. Ishim shumë të përqendruar, më pëlqeu shumë edhe qarkullimi i topit nga lojtarët e mi. Nuk e kishim të thjeshtë të shënonim, pasi Elche po mbrohej me shumë forca. Patëm durim, bëmë presing, fituam shumë duele dhe nuk lejuam kundërshtarët të na rrezikonin.

 

Trajner i Barcelonës lavdëroi holandezin De Jong, për lojën e treguar dhe sërisht ishte në listën e golashënuesve, një që e pëlqen Ronald Kuman.

 

De Jong? Çdo skuadër ka nevojë për një futbollist që di të futet në zonën kundërshtare. Kemi tre sulmues, por nuk mjaftojnë për të krijuar sa më shumë raste për gol. Nevojiten edhe mesfushorë, De Jong e bën shumë mirë këtë gjë. Frenkie po rritet dhe përmirësohet, këtë proces po e bën shumë shpejt. Komplimente edhe për Ruig, gjeti golin e parë me Barcelonën, kërceu bukur dhe bravo që qëlloi në zonën kundërshtare në atë moment“, përfundoi Kuman.

The post Kuman thur elozhe për mesfushorin holandez appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button