fbpx
Home KOSOVË Kur Kurti thoshte se kushërinjtë janë për dasma, jo për me i shti në punë

Kur Kurti thoshte se kushërinjtë janë për dasma, jo për me i shti në punë

by NESHESH
0 comment

Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.Të dhënat e tij në detaje nuk figurojnë ende në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik, raporton Express.

Për emërimin e tij në këtë pozitë ka pasur shumë reagime. Shumica e atyre që kanë reaguar e kanë përdorur një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se kusherinjtë janë për dasma, e jo për t’i punësuar.

Në një tubim zgjedhor bashkë me Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar para qytetarëve se është shumë e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës t’i kemi njerëzit më të ndershëm dhe të dijshëm dhe se për këtë arsye nuk mund të mbushen ambasadat e ministritë me kusherinjë.

“Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

You may also like