Kush do të vaksinohet i pari nesër në Shqipëri? – Alsat

Mbrëmjen e sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, papritur dha lajmin se nesër do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri. Kreu i qeverisë shqiptare me një janar, tha se në javën e tretë do të vinin dozat e para pas marrëveshjes me “Pfizer”, por sonte ai dha lajmin e mirë se procesi do të nisë nesër.

Ku do të bëhet vaksinimi?

Vaksinat do të bëhen në stadiumin “Air Albania”. Edi Rama ështe vetë për të parë nga afër përgatitjen që gjithçka të ishte gati. Në të gjithë stadiumin janë 60 bokse, aktualisht janë 20 gati. Për një orë qarkullojnë gati 60 individë, ndërsa do të punohet për 8-10 orë në ditë. Pas marrjes së dozës qytetari duhet të qëndrojë rreth 30 minuta më pas largohet.

Kush janë të parët që do të bëjnë vaksinën?

Vaksinimi nesër në Shqipëri do të nisë me mjekët, të cilët janë në vijën e parë të rrezikut me sëmundjen, më pas do t’u injektohet doza mësuesve, efektivëve të policisë në terren dhe moshave mbi 75-vjeç. “Vaksinimi do të nisë me bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75 vjeç” tha Rama në datë 1 janar.

Ku do të ruhet vaksina?

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP javën e kaluar rrëfeu në emisionin “Log.” se ku do të magazinohen vaksinat. “Janë siguruar për rreth 30 mijë doza frigoriferët mbi -70 gradë. Ne jemi në gatishmëri edhe me tre frigoriferët që janë në qendrën e barnave, një në QSUT dhe ISHP që ka dhomat frigoriferike. Megjithatë për “Pfizer” për 30 mijë dozat janë siguruar frigoriferët -70 gradë. Lotet do të jenë nga 30 mijë doza” tha ajo.

Sa kushton vaksina anti-Covid-19?

Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme.

The post Kush do të vaksinohet i pari nesër në Shqipëri? appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button