Labi në “tripa të konspiracionit” për koronavirusin: Ky virus nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut

 

 

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi dhe ish deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës ka postuar një shkrim ku shkruan për aktivitetet e tij humanitare në Kosovë

Por, pavarësisht punës së tij të madhe, Labi ka vazhduar që të thotë se virusi COVID-19 është një produkt i lëshuar nga laboratorët e ndryshme të botës dhe se ai nuk ka të bëj fare me një virus që është shfaqur papritur.

“Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojmë hakikat me u përballë me realitetin, duke shpëtuar te rinjtë që këtu nuk mund t’i shpëtoj kush nga Leukemia Acute!”, ka shkruar ndër të tjera ai duke vazhduar se “ky virus nuk është nga dora e Zotit por nga dora e njeriut”.

Ndryshe Labi është kategorik që mos të ndalohen dasmat dhe ahengjet e ndryshme në sivjet për Kosovë, pasi që kjo, sipas tij bën që të dëmtohet ekonomia kosovare.

Megjithatë, IKSHP ende nuk ka marrë ndonjë vendim se a do t’i lirojë apo jo mbajtjen e ahengjëve dhe tubimeve të ndryshme gjatë këtij viti apo deri në zbulimin e vaksinës. /GazetaExpress/

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button