LAMM: Mjegull në rrugën Tetovë – Lisec – Alsat

Reshje të borës së dobët sot në mëngjes ka në qafën malore Bukovë, por sipas informacioneve të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM), ato për momentin nuk paraqesin pengesë në zhvillimin e komunikacionit.
Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria deri në 20 metra në rrugën Tetovë-Lisec. Në raportin e mëngjesit të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM) theksohet se akoma është në ndërprerje komunikacioni në rrugën Koçan-Makedonska Kamenica. Makinat e lehta po orientohen përmes rrugës rajonale Koçanë-Vinicë-Bigla-Delçevë, derisa makinat e rënda dhe ato ngarkuese dhe autobusët përmes rrugës rajonale Koçan-Vinicë-Berovë-Dellçevë.

The post LAMM: Mjegull në rrugën Tetovë – Lisec appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button