Legjenda e Juventusit: Milani ka predispozita për titullin kampion – Alsat

Legjenda e Juventusit, Dino Zoff ka theksuar se Milani mund të fitojë titullin në këtë edicion. Zoff tha beson se njerëzit e Stefano Pioli janë më shumë sesa vetëm Xhixhi Donarumma dhe Zlatan Ibrahimoviç. Kur u pyet nga “Gazzetta dello Sport”, nëse Milani mund ta fitojë Ligën në vitet 2020-21, ai u përgjigj shkurt.

 

“Sigurisht. Ata nuk kanë vetëm Xhixhin dhe Ibrahimoviçin, por një ekuilibër të shkëlqyeshëm në ekip. Pioli ka arritur të krijojë një ambient plot entuziazëm. Me kalimin e kohës, ata kanë gjetur vazhdimësi dhe në janar ata e kanë përmirësuar skuadrën përsëri. Ata mund të shkojnë deri në fund,” tha mes tjerash Zoff.

Përpara javës së 22, Milani është i pari në Ligë, dy pikë më lart se Inter dhe shtatë pikë përpara Juventusit, i cili ka edhe një ndeshje të mbetur.

The post Legjenda e Juventusit: Milani ka predispozita për titullin kampion appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button