Liderët gjermanë vendosin zgjatjen e bllokimit kombëtar – Alsat

Bllokimi për të luftuar COVID-19 në Gjermani do të zgjatet gjerësisht deri më 7 mars, ranë sot dakord kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve, sipas letrës së tyre të vendimit.

Gjermania, fillimisht, vendosi një bllokim mbarëkombëtar në nëntor dhe më pas shtrëngoi kufizimet, pas rritjes së numrit të infektimeve të COVID-19.

Megjithatë, pavarësisht një rënie të rasteve të reja ditore, Merkel dhe liderët e shteteve nuk e ndiejnë që vendi është jashtë rrezikut.

Bllokimi detyroi mbylljen e shkollave, kopshteve dhe bizneseve jothelbësore.

Liderët miratuan që shtetet të vendosnin vetë për rihapjen e shkollave, ndërsa parukeritë mund të rinisin sërish  veprimtarinë  që nga 1 marsi.

Gjermani aktualisht ka 171,996 raste aktive me Covid-19, ndërsa gjithsej janë regjistruar 63,778 viktima si pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar  gjithsej 2,308,874 raste me Covid-19.

The post Liderët gjermanë vendosin zgjatjen e bllokimit kombëtar appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button