Luftëtari i MMA, sulmon motrat e tij me thikë! – Alsat

Luftëtari i MMA-s, Irvin Rivera (31 vjeç), u arrestua në Florida nën dyshimin e përpjekjes për të vrarë dy motrat e tij. Ai është arrestuar dhe akuzohet për tentim vrasje, pasi ka goditur me thikë dy motrat e tij.

Sipas “Guardian”, motra 33-vjeçare dhe 22-vjeçare, u goditën me thikë. Policia gjeti motrën e tij më të vogël, e cila ishte “goditur me thikë në kokë, krahë dhe shpinë”. Gjegjësisht, ajo arriti të shpëtonte gjatë skenës së përgjakshme të vëllait të saj, kështu që ajo thirri policinë nga rruga. Patrulla e policisë arriti shpejt dhe arrestoi Riverën.

Policia konfirmoi se motrat e Irvin Riverës, u transferuan urgjentisht në spital dhe se “njëra viktimë është në një gjendje të qëndrueshme dhe tjetra është në gjendje kritike”.

The post Luftëtari i MMA, sulmon motrat e tij me thikë! appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button