Mali i Zi rikthen orën policore për shkak të Covid-19 – Alsat

Në Mal të Zi do që nga nesër do të vendoset orë policore që nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndërsa do të ndërkrehet trafiku mes qyteteve gjatë vikendit, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galiç. Sipas rregullave të reja, objektete gastronomike do të jenë të hapura deri në orën 18:00.

Në Budva dhe Tivat, ku pasqyra epidemiologjike është më e rënduar, do të ndalohen organizimet në amiente të hapura dhe të mbyllura, ndërsa nuk do të punojnë kompanitë joesenciale.

Sipas njoftimit të Galiç, të gjitha shkollat dhe universitetet do të kalojnë në mësim online, ndërsa edhe ngjarjet sportive do të anulohen.

“Banorë e Budvës dhe Tivat këshillohen që të mos largohen nga territoret e këtyre komunave, me qëllim parandalimin e përhapjes së epidemisë”, tha drejtori i ISHP-së.

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojovi, shtoi se masat e paralajmëruara do të vlejnë për ditët në vijim, me mundësinë që të mund të vazhdohen.

The post Mali i Zi rikthen orën policore për shkak të Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button