Manchester United është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për Sanchon – Alsat

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me gjysmë çmimi për yllin e Dortmund. Manchester United do të provojë përsëri të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmund, por fillimisht do të hapin bisedimet me një ofertë prej 50 milionë eurosh, raporton “Eurosport”.  Dortmund kërkonte më shumë se 100 milionë euro verën e kaluar për anglezin, port tani raportohet se me një ofertë më të ulët, gjiganti anglez mund të arrijë marrëveshje me Dortmundin, për shkak të problemeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Po ashtu, nëse Dortmund dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, do të jetë shumë e vështirë të mbajnë në skuadër yllin Erling Haaland, për të cilin interesim serioz kanë shprehur Real Madridi, Barcelona dhe Chelsea.

The post Manchester United është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për Sanchon appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button