KREJT NË SHESHMAQEDONIA E VERIUT

Maqedonia dhe Kosova mund të shkojnë në zgjedhje për një ditë-më 14 qershor!

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në pushtet tashmë ka edhe propozim konkret për mbajtjen e zgjedhjeve. Pasi kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, deklaroi se vendi duhet të shfrytëzojë rastin e parë për të shkuar në zgjedhje pas qetësimit të pandemisë, kjo parti pritet të propozon 14 qershorin si datë konkrete për mbajtjen e tyre, transmeton Gazeta Lajm. Sipas mediumeve maqedonase, ky propozim ka dalur nga takimi i kryesisë partiake me udhëheqësit e Shtabeve zgjedhore të gjashtë njësive. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta, sepse sipas tyre rreziku nga pandemia ende është real.
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni duheshte të mbahen më 12 prill, por u anuluan shkaku i pandemisë.
Partitë shqiptare në Maqedoni për momentin nuk kanë ndonjë qëndrim më të theksuar lidhur me datën e re të zgjedhjeve.
Ndryshe edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me herët ka propozuar 14 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së tij.

Ai pas një takimi online që kishte me qendrat e VV-së, tha se pasi edhe PDK po kërkon zgjedhje, ato janë të pashmangshme. “Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”, ka theksuar ai.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button