Maqedonia e Veriut nuk i plotëson kriteret për udhëtimin e qytetarëve të saj në BE

Vendimi i Këshillit të BE-së për hyrjen e qytetarëve nga vendet e treta në territorin e Unionit nga 1 korriku rra, Maqedonia e Veriut nuk i plotëson kriteret epidemiologjike, njoftoit korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Edhe krahas rekomandimeve të Komisionit Evropian për t’i dhënë dritë të gjelbër të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për hyrje në BE më 1 korrik, vendet anëtare ranë dakord ta lejojnë heqjen graduale të kufizimeve vetëm për qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi.

Dritë të gjelbër morën edhe Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Veriut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Lista e vendeve do të rishikohet çdo dy javë bazuar në situatën epidemiologjike në secilin prej tyre.

Sa i përket Kinës, Bashkimi Evropian do të pranojë hapjen e kufijve nëse leja është e ndërsjellë.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button