“Marca” zbulon se ku mund të luhet sfida Spanjë-Kosovë – Alsat

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se ku do të zhvillohet ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Kjo përballje ëhstë caktuar të zhvillohet më 31 mars, ndërsa Federata spanjolle nuk ka zyrtarizuar ende vendin se ku do të luhet takimi eliminator për Botërorin “Katar 2022”. Këshilli i Lartë i Sportit ka shprehur vullnetin që ndeshja të luhet në Spanjë, pasi të tri palët e përfshira të përcaktojnë të gjitha detajet në një takim të fundit. Pos Federatës dhe Këshillit të Lartë të Sportit, palë është edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

 

Nga Këshilli i Lartë i Sportit kanë thënë për Marca se qeveria kërkon një letër të kushteve që Federata duhet ta nënshkruaj, ashtu si kishte bërë Federata e Hendbollit e Spanjës lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës U-21 në Botërorin e mbajtur në vitin 2019 në Spanjë.

 

“Federata e Futbollit po ashtu i është referuar Federatës së Hendbollit, duke e përdorur atë si shembull pasi e ka organizuar Botërorin e juniorëve, ku mori pjesë edhe Kosova. Nga Këshilli i lartë i sportit kanë shpjeguar se Federata e Hendbollit e ka nënshkruar këtë listë të ‘detajeve teknike’, që është dërguar në federatën ndërkombëtare, dhe që kontribuon në ruajtjen e frymës sportive dhe pozicionit politik të vendit tonë”, ka shkruar “Marca”.

 

Në Federatën e Futbollit të Spanjës kanë thënë se konsiderojnë që pozicionimi i Këshillit të Lartë Sportiv, që është organ qeveritar për sportin, është në kundërshtim me zhvillimin e ndeshjes në Spanjë. Sipas gazetës “Marca”, të gjitha palët kanë gatishmëri që ndeshja të luhet në territorin e Spanjës dhe për këtë nuk pritet të ketë probleme. Por çdo gjë do të vendoset në një takim të fundit.

The post “Marca” zbulon se ku mund të luhet sfida Spanjë-Kosovë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button