Mario Draghi nesër pritet të betohet si kryeministër i Italisë – Alsat

Mario Draghi do të jetë kryeministri i ri i Italisë. Ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane do të betohet përballë presidentit Sergio Mattarella, ditën e nesërme në mesditë, shkruan CNNa2.

Draghi ka arritur të gjejë numrat që i duhen për të marrë votëbesimin në Parlament, pas mbështetjes së Lëvizjes 5 Yje, Partisë Demokratike por edhe Forca Italia të Silvio Berlusconit dhe Legës së Matteo Salvinit.

Ndërkohë, Draghi ka bërë të ditur edhe ministrat që do të përbejnë ekzekutivin e tij, i mbështetur pothuajse nga të gjitha forcat politike nga e majta e Partisë Demokratike deri tek e djathta e Salvinit, me përjashtim të Fratelli d’Italia.

Ministër i Jashtëm do të mbetet Luigi Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yje, ndërkohë që ministria e Ekonomisë, e rëndësishme në një periudhë krize si ajo që po përjeton vendi, i është një prej personave më të besuara të Draghit, ekonomistit Daniele Franco.

Mbështetja e Berlusconit është qartë edhe me rikthimin e disa prej ish-ministrave të tij, si Mara Carfagna, Maria Stella Gelmini dhe Renato Brunetta.

Ministria e Brendshme mbetet në duart teknike të Luciana Lamorgese, një nga figurat e respektuara të administratës publike.

The post Mario Draghi nesër pritet të betohet si kryeministër i Italisë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button