Me 7 të shëruar dhe veç 1 rast mbrëmë, Kosova po e fiton luftën ndaj koronavirusit

Vetëm 217 raste aktive me koronavirus janë në Kosovë prej 1048 të infektuarve.

Mbrëmë janë shëruar 7 pacientë dhe 1 rast të ri, e 30 viktima.

Duke llogaritur në shifrat e përgjithshme edhe numrin e rasteve me koronavirus që kanë përfunduar me vdekje atëherë numri i rasteve aktive aktualisht është 217.

Qeveria e Kosovës ka aplikuar fazën e dytë të heqjes së masave ndaj koronavirusit më 18 maj, ndërsa më 1 qershor pritet të vazhdojë edhe faza e tretë.

Shumica e vendeve të rajonit kanë hequr të gjitha masat dhe kanë hapur ekonominë, derisa Kosova mbetet e mbyllur së paku deri më 1 qershor.

Ekspertët e shëndetësisë në vend kanë konstatuar se pandemia është duke shkuar drejt fundit, pavarësisht se ngadalë, virusi e ka humbur ashpërsinë./IndeksOnline/

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button