Me armë në shesh, FBI trondit SHBA-të: Çfarë pritet gjatë betimit të Biden – Alsat

FBI ka informacione për një tjetër protestë të madhe të mbështetësve të Donald Trump, e cila pritet të zhvillohet gjatë ceremonisë së inagurimit të Joe Biden si President i SHBA-ve.

Mediat raportojnë se FBI i referohet informacioneve të siguruara përmes rrugëve operative ku thuhet se protestuesit do të organizohen edhe në grupe të armatosura për të kundërshtuar betimin e Biden si kreu i shtetit.

Më herët, FBI u akuzua se nuk pati informacion për pushtimin e Kongresit Amerikan nga mbështetësit e Trump pak ditë më parë duke ngjallur mjaft debate në SHBA.

FBI njoftoi publikun se pritet që gjatë datave 16-20 janar të ketë protesta para institucioneve lokale në 50 shtete, ndërsa mes datave 17-20 janar parashikohen protesta të armatosura në Washington.

The post Me armë në shesh, FBI trondit SHBA-të: Çfarë pritet gjatë betimit të Biden appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button