Me sa duket janë bashkë, a po festojnë Shën Valentinin bashkë Mozzik dhe Loredana? – Alsat

Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik. Gjithashtu dokumentari i Loredanës për jetën dhe karrierën e saj na ka lënë të besojmë se ata të dy janë bashkë, madje më të lumtur se kurrë më parë.

Ndërkohë sot Mozzik zbuloi se ishte “arratisur” drejt Milanos, që e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë. Ai publikoi disa foto nga vendi, por nuk na zbuloi se në shoqërinë e kujt ishte.

Mirëpo si një nga reperët më të suksesshëm, Mozzik është gjithmonë nën vëzhgim dhe nuk mund të fshihet kollaj. “Iconstyle.al” ka siguruar një foto, në të cilën Mozzik shihet i ulur në tavolinë me një vajzë dhe fansat janë të bindur se ajo është as më pak e as më shumë se Loredana.

Madje reperja ka ndarë sot në rrjete sociale një foto të çantës së saj dhe nga detajet vihet re se ajo është e veshur me të zeza njësoj si në foton ku shfaqet përkrah Mozzik.

Duke qenë se jemi në prag Shën Valentini ne kemi nisur të dyshojmë se dyshja kanë udhëtuar bashkë drejt Milanos për të festuar ditën e dashurisë larg gjithë njerëzve dhe syve kureshtarë. Tashmë që janë ribashkuar dashuria mes tyre duket akoma më e fortë dhe nuk kemi dyshime se ky Shën Valentin do të jetë special për ta.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana publikuan foto nga një studio muzikore dhe i lanë të gjithë të dyshonin se po sillnin një projekt të përbashkët. Ne mezi presim ta mësojmë se çfarë bëhet fjalë, sepse bashkëpunimet mes tyre na mungojnë të gjithëve.

The post Me sa duket janë bashkë, a po festojnë Shën Valentinin bashkë Mozzik dhe Loredana? appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button