Merkel: Racizmi dhe urrejtja janë helme – Alsat

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se racizmi dhe urrejtja janë helme, transmeton Anadolu. Merkel publikoi një mesazh vizual për të përkujtuar viktimat e sulmit racist që ndodhi në qytetin Hanau më 19 shkurt 2020.

Duke bërë të ditur se përkujton personat që kanë humbur jetën në këtë sulm të tmerrshëm me burim racizmin, Merkel tha se “Racizmi është helm, urrejtja është helm”.

Ajo theksoi se sulmi racist është pikë kthese për bashkëjetesën në paqe dhe harmoni në shoqërinë gjermane.

Merkel përkujtoi një nga një emrat e personave që humbën jetën në sulm dhe tërhoqi vëmendjen se vrasësi i krahut të djathtë ekstrem nuk i njihte këta njerëz dhe se ai i urrente vetëm për shkak të mendimeve të tyre dhe për shkak se ata ishin emigrantë.

Pasi vuri në dukje se nuk do t‘i harrojë kurrë bisedat që ka zhvilluar me familjarët dhe aktivitetet përkujtimore të mbajtura vitin e kaluar në Hanau, Merkel tha: “Ne që jetojmë në këtë vend do të qëndrojmë së bashku kundër racizmit dhe urrejtjes”.

Kancelarja gjemane më tej tha se aktet e dhunës të tilla si vrasjet në Hanau, sulmi ndaj sinagogës hebreje në Halle dhe vrasja e guvernatorit të Kassel-it, Walter Lübcke, treguan në mënyrë të tmerrshme se çfarë mund të bëjë e djathta ekstreme. Merkel shtoi se qeveria gjermane ka bërë gjithçka që mundet për të zhdukur rrënjët e kësaj ideologjie shkatërruese.

Në sulmin terrorist humbën jetën 9 persona

Në sulmin terrorist racist të kryer ndaj dy kafeneve në qytetin Hanau natën e 19 shkurtit 2020, humbën jetën 9 persona përfshirë edhe 4 turq.

Në një operacion të ndërmarrë nga njësia e operacioneve speciale, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre 43 vjeçari terrorist racist Tobias Rathjen që kreu sulmin dhe nëna e tij 72 vjeçare.

The post Merkel: Racizmi dhe urrejtja janë helme appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button