Mesazhi i Kurtit në këto kohë të vështira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të parandalojmë kështu hapjen e pandemisë së coronavirusit.
Kurti tha se së shpejti do të t’ju duhet ti anulojnë edhe konferencat në ambient të hapur si preventivë për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit.
“Grumbullimi paraqet rrezik të madh. Ne duhet të mbajmë këtë gjendje dhe të mos e lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshme. Ne duhet ta parandalojmë përhapjen e virusit”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se duke pasuar parasysh numrin e madh të vdekjeve në botë por edhe në Evropë, duhet të shpresojmë që të mos na paraqitet gjendja më e rëndë.
Kryeministri shtoi se si rezultat i kësaj mbrëmë Qeveria ka marrë vendim për t’i kemi mbyllur parqet, dhe kemi ndaluar mundësinë për të marrë me vete të pijeve të ngrohta
“Po e përsëris duhet të kemi disiplinë individuale dhe higjienë personale. Pastrim-distancë-në shtëpi”, tha Kurti