Messi-Suarez sërish bashkë?

Luis Suarez, i larguar mes pakënaqësive nga Barcelona, e nisi në mënyrën më të mire të mundshme aventurën e re te Atletico Madrid duke shënuar një dopietë që në ndeshjen e parë.

Shumë i kënaqur për afrimin e uruguaianit është shfaqur edhe presidenti i “Los Colchoneros”, Enriko Cereso, i cili ka folur edhe për një ribashkim të mundshëm të Mesit me Suarezin. Argjentinasi dhe uruguaiani ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe Cereso nuk ka nguruar ta ftojë 6 herë “Topin e Artë” te Atletiko.

“Në jetë kur ti do diçka duhet ta marrësh. Nëse Leo kërkon të luajë me Suarezin, unë i them atë që thuhet me shaka ‘Hajde në shtëpi për Krishlindje’. Me dëshirën e madhe gjithçka është e mundur.”, u shpreh presidenti I Atletico Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button