Meta: Miratoni sa më parë dhe me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nëpwrmjet një postimi në Facebook, i ka bërë apel Këshillit Politik për reformën zgjedhore që të miratojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ai ka thwnw se këto ndryshime duhen tw bëhen me konsensus dhe duke respektuar marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.
Presidenti Meta ka thwnw se e mbështet edhe propozimin e opozitës që për nisma ligjore që nuk ka dakordësi t’i drejtohen edhe ODIHR-t.
Postimi i plotë:
Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.
Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.

LEXO EDHE:

Back to top button