Mijëra kroatë duan vaksinën ruse kundër Covid-19 – Alsat

Mijëra qytetarë kroat ditëve të fundit kanë kontaktuar ambasadën ruse në Zagreb, në kërkim të vaksinës ruse kundër Covid-19- Sputnik V, deri sa autoritetet kroate nuk kanë aplikuar për furnizim me këtë lloj të vaksinës.

“Sigurisht që ne duam të ndihmojmë, por ne nuk vaksinojmë, as nuk sigurojmë vaksina”, thonë nga Ambasada ruse në Kroaci, duke shtuar se Rusia vaksinon vetëm shtetasit rusë.

Sipas Ambasadës ruse në Zagreb, importi i çdo ilaçi në Kroaci kërkon leje të përshtatshme nga organet shtetërore dhe institucionet kompetente të Bashkimit Evropian.

Ambasadori rus, Andrei Nesterenko, kohë më parë kishte deklaruar se Rusia është e gatshme të shqyrtojë detajet për shpërndarje të Sputnik V, natyrisht nëse Kroacia e kërkon këtë.

The post Mijëra kroatë duan vaksinën ruse kundër Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button