Miqtë e saj mendojnë se fejesa e Ariana Grandes është e shpejtuar – Alsat

Para disa javësh, Ariana Grande i surprizoi të gjithë me lajmin e papritur të fejesës me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur.

Ariana u shfaq për herë ta parë publikisht me Dalton në maj të 2020, gjatë videoklipit për këngën “Stuck With U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber. Por si e morën ata të dy kaq shpejt vendimin për të zyrtarizuar lidhjen e tyre?

Është mësuar se Ariana dhe Dalton kanë nisur marrëdhënien që në janar dhe karantinën në muajin mars e ka kanë kaluar bashkë në shtëpinë e Grande-s në New York City.

“Po bëhej interesante për ta që të shikonin njëri-tjetrin , kështu që ajo vendosi që të përfitonte nga shansi i saj. Ajo bleu një shtëpi në ‘Hollywood Hills’ në qershor dhe nuk u bë kurrë pishman. Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”, kanë thënë burime pranë çiftit.

“Dalton është një djalë shumë i mirë. Ai është shumë i fokusuar në punë. Atij i pëlqen që lidhja me Arianan të jetë private. Ata kanë pasur mundësinë që ta njohin njëri-tjetrin në paqe”, kanë shtuar burimet.

Mirëpo, miqtë e këngëtares janë tepër të shqetësuar për vendimin e saj kaq të shpejtë për të shpallur fejesën.Burimet kanë treguar për mediat e huaja se personat e afërt të Ariana-s janë skeptikë se lidhja do të zgjasë pak, megjithëse nuk ia urojnë diçka të tillë.

Por, duket se këngëtarja s’ka pyetur askënd për këtë vendim ‘të nxituar’ dhe është tashmë në qiellin e shtatë nga lumturia, së bashku me partnerin e ri.

The post Miqtë e saj mendojnë se fejesa e Ariana Grandes është e shpejtuar appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button