Moti i acartë mbyll shkollat në disa provinca të Italisë – Alsat

Moti i keq në Itali ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron nivele nën zero.

Ajri i ftohtë, që vjen nga lindja, i ka ulur temperaturat në -13 deri në -15 gradë Celcius.

Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet, si edhe është pezulluar mësimi në distancë për shkollat e mesme në disa provinca.

Sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet në orët e ardhshme, me reshje dëbore edhe në lartësi relativisht të ulëta.

The post Moti i acartë mbyll shkollat në disa provinca të Italisë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button