Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar

Profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga ka ndërruar jetë në një moshë të thyer.

Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin e Traumës në Tiranë mban emrin e tij.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka bërë një dedikim për mjekun e njohur,

“Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi! Përveç fëmijëve të tu biologjikë, ke rritur shumë djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Të qoftë e blertë lëndina! Homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë!’, shkruan profesor Arben Gjata.

Ndërkohë, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan se sot ështç një ditë zie për mjekësinë shqiptare.

“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot eshte nje dite zi per mjekesine e vecanerisht per ortopedine shqiptare, qe humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te sherbimit te ortopedise, aplikuesin e guximshem e vizionar te shkences e progresives ne ate fushe kaq te gjere te mjekesise.

Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkepuntoreve te rinj e te dikurshem, miqve, te gjitheve, per kete humbje te madhe”- shkruan ai.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button