Në repartet infektive po trajtohen 349 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19 – Alsat

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar raportin ditor në lidhje me numrin e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në repartet infektive në vend. Sipas statistikave të fundit gjithsej 349 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19 po trajtohen nëpër repartet infektive në vendin tonë, transmeton Alsat.

Në Manastir po trajtohen 18 pacientë, në Shtip 36 pacientë. Në Klinikën Infektive në Tetovë ka 25 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar me Covid-19, në Veles ka 30 pacientë, Kumanovë 45, Strugë 17.

Në spitalin e Strumicë janë shtruar 22 pacientë, në Koçani 3. Kërçovë 8, Kavadar 42, në Gjevgjeli 5, kurse në Dibër ka 13 pacientë që po trajtohen në reparte infektive.

The post Në repartet infektive po trajtohen 349 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button